Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 049
E-mail: benjamin.sukalic@ul-gov.me
Punën e Shërbimit për punë të përbashkëta e udhëheqën Shefi i Shërbimit.
Në kuadër të Shërbimit për mbrojtje dhe punë të përbashkëta formohen:
- Sektori për mbrojtje,
- Sektori për punë të përbashkëta dhe
- Zyra e qytetarëve (Byroja e qytetarëve).
Punën e Sektorit e udhëheqën Koordinatori të cilin e emëron Shefi i shërbimit me pëlqimin e Kryetarit të Komunës.
SEKTORI PËR PUNË TË PËRBASHKËTA
Kryen punët që kanë të bëjnë me: punët aktuale dhe investuese të mirëmbajtjes së objekteve në të cilët janë të vendosur organet e vetëqeverisjes lokale dhe administratës lokale: punët i evidenton dhe raporton lidhur me shfrytëzimin e drejtë të hapësirave zyrtare të Komunës dhe mjeteve themelore dhe inventarit të imët dhe propozimin e masave për këtë: punët e sigurimit të nëpunësve dhe pasurisë së vetëqeverisjes lokale dhe administratës lokale: punët e furnizimit me material konsumues dhe material tjetër, inventarit të vogël, pajisjeve dhe mallit e shërbimeve të tjera të mirëmbajtjes së tyre për nevojat e të gjithë organeve të vetëqeverisjes lokale dhe administratës lokale: punët e evidencës së shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe evidencës së automjeteve zyrtare: punët e ofrimit të shërbimeve hoteliere për nevojat e të gjithë organeve të vetëqeverisjes lokale dhe administratës lokale: punët e mirëmbajtjes së higjienës së të gjitha hapësirave zyrtare të Komunës: përgatitja e planit dhe raportimi në lidhje me zbatimin e procesit të prokurimeve publike nga fushëveprimi i vet: punët e përgatitjes së raportimit ndaj trezorit në formularin e paraparë: kryen edhe punë të tjera që janë në kompetencë në këto fusha.
SEKTORI PËR MBROJTJE
Kryen punët që kanë të bëjnë me: sigurimin dhe mbrojtjen e objekteve në të cilët janë të vendosur të gjithë organet e vetëqeverisjes lokale dhe administratës lokale; punët e sigurimit të punësuarve dhe pasurisë me shfrytëzimin e mjeteve bashkëkohore ndihmëse (video mbikëqyrja etj.); evidencën e ardhjeve në punë dhe shkuarjen nga puna të funksionarëve lokalë, nëpunësve dhe zyrtarëve dhe palëve jashtë orarit të punës; kontrollimin dhe raportimin për aplikimin adekuat të sistemit për evidentimin e ardhje - shkuarjeve në dhe nga puna të funksionarëve lokalë, nëpunësve dhe zyrtarëve në hapësirat zyrtare gjatë orarit të punës; ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për planifikimin, parandalimin dhe mënjanimin e rreziqeve nga rreziqet e zakonshme dhe jashtëzakonshme, bashkëpunimin me të gjitha organet e vetëqeverisjes lokale dhe administratës lokale fushëveprimi i punës të të cilëve mund të prodhojë rreziqe potenciale të zakonshme dhe të jashtëzakonshme; bashkëpunimin me organet shtetërore dhe organet e ndërmarrjet e tjera nga fushëveprimi i punës së këtij Sektori; kryen edhe punë të tjera që janë në kompetencë në këto fusha.
ZARA E QYTETARËVE (Byroja e qytetarëve)
Kryen punët që kanë të bëjnë me: lëshimin e të gjitha llojeve të formularëve, kërkesave dhe materialit informativ; pranimin e të gjitha llojeve të kërkesave nga qytetarët; përpunimin dhe sistematizimin e kërkesave; punët e pranimit e shpërndarjes, dorëzimit, dërgimit të shkresave përmes shërbimit postar, futjen dhe azhurnimin e të dhënave në protokoll; dorëzimin e aktvendimeve të gatshme, përfundimeve, vërtetimeve si dhe shkresave të tjera palëve të përcjella nga organet e administratës lokale; evidencën e procedurës administrative të shkallës së parë; mbajtjen e regjistrit; punët e dorëzimit të brendshëm dhe të jashtëm të shkresave; përcjelljen, studimin e gjendjes dhe propozimin e masave në lidhje me avancimin e organizimit të punës, e në lidhje me realizimin e funksionit të zyrës së qytetarëve; ruajtjen, evidentimin, marrjen, rregullimin, shfrytëzimin, përpunimin e lëndës arkivore dhe ndarjen e materialit të padobishëm të regjistruar dhe dorëzimin e lëndës arkivore; dhënia e informatave qytetarëve etj. subjekteve të interesuara për realizimin e të drejtave në organet e administratës lokale; kryen edhe punë të tjera që janë në kompetencë në këto fusha.