Në kuadër të Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore, ofrohet shërbimi i Zyrës për Parandalimin e Problemeve të Varësisë, e cila vepron në përputhje me rekomandimet e Këshillit Nacional të Malit të Zi në luftën kundër narkomanisë, si dhe problemeve të tjera të varësisë dhe sjelljeve devijante.
Pranë këtij shërbimi mund të drejtoheni në rast nevoje për ndihmë, informim apo këshillim në lidhje me parandalimin e narkomanisë dhe problemeve të varesisë, e cila do të jetë në dispozicion të qytetarëve, prindërve, mësimdhënësve, të rinjëve, ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të OJQ-ve etj.
Poashtu, çdo palë që është e interesuar të përfshihet në proceset e edukimit te të rinjëve, si dhe deshiron të kontribuojë ne parandalimin dhe zbutjen e pasojave nga përdorimi i substancave narkotike, mund të drejtohet për bashkëpunim.
Blerim Gjeloshi
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel.: +382 30 412 650
E mail: Info.prevention@ul-gov.me