V.D. Sekretar: Adnan Alibegu
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 956
E-mail: adnan.alibegu@ul-gov.me
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 956
E-mail: adnan.alibegu@ul-gov.me
Sekretariati për veprimtari komunale dhe ruajtje të mjedisit jetësor kryen punë që kanë të bëjnë me:
- përcjelljen dhe hulumtimin e gjendjes dhe propozimin e masave që kanë të bëjnë me fushën e komunaleve dhe përgatitjen e programit të zhvillimit të veprimtarisë komunale,
- rregullimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e zhvillimit të furnizimit me ujë të pijshëm, përcjelljen e ujërave të zeza dhe ujërave sipërfaqësore, pastrimin publik, ndriçimin publik, rregullimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe sipërfaqeve të tjera publike, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave, rregullimin dhe mirëmbajtjen e shtretërve të lumenjve dhe plazheve të lumenjve, mirëmbajtjen, ndërtimin dhe rekonstruktimin e objekteve dhe instalimeve komunale,
- mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e rrugëve të pa kategorizuara, rrugëve dhe urave dhe objekteve të tjerë në rrjedhën e ujërave, mirëmbajtjen dhe rregullimin e shenjave të komunikacionit dhe sinjalizimit, punimi i vendimeve dhe dispozitave të tjera mbi caktimin e rrugëve lokale,
- kryen punët e caktimit të kompensimit për rregullimin, shfrytëzimin dhe shfrytëzimin e përkohshëm të tokës në harmoni me programet mbi objektet e përkohshëm,
- avancimin dhe mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen e natyrës dhe të mirave të saja; caktimin e kushteve për punë në objektet e mbrojtura të natyrës; koordinimin e aktiviteteve në avancimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor nga ndikimet e dëmshme; përgatitjen e programit të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe raportit mbi realizimin e programit; bashkëpunimin me institucionet, organizatat joqeveritare, të cilat merren me punë nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
- Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë.