Sekretariati për financa dhe buxhet

Sekretar:  Arjan Ljamović

Tel: +382 30 412-141
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
E-mail:  finance@ul-gov.me, arjan.ljamovic@ul-gov.me

Sekretariati për financa dhe buxhet kryen punët që kanë të bëjnë me:

  • përgatitjen, planifikimin dhe punimin (hartimin) e Projekt buxhetit të komunës; përgatitjen e raportit mbi realizimin e politikës fiskale për vitin në vijim dhe propozimin e direktivave në bazë të cilave planifikohen të hyrat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm, të cilat i cakton (vërteton) Kryetari i komunës; punimin e udhëzimeve profesionale mbi qëllimet dhe direktivat e njësive shpenzuese me qëllim të përgatitjes së buxhetit; përcaktimin e përmbajtjes dhe formës së kërkesës më të përafërt për ndarjen e mjeteve buxhetore; punimin e Projekt vendimit mbi financimin e përkohshëm; përcjelljen e shfrytëzimit të mjeteve të lejuara të njësive shpenzuese, dorëzimin, përcjelljen ministrisë përkatëse mbi të hyrat dhe shpenzimet dhe borxhin e buxhetit; përgatitjen e raportit për Kuvendin e Komunës mbi shfrytëzimin e mjeteve të rezervës së përhershme buxhetore; dhënien e propozimeve për nxjerrjen e vendimeve mbi investimet në harmoni me politikën e caktuar investuese; kryerjen e punëve rreth borxhit të  komunës me lëshimin e letrave me vlerë apo marrjen e huas; përgatitjen e vendimit mbi futjen vetëkontributit (komunal dhe lokal);
  • pjesëmarrjen në identifikimin dhe vlerësimin e pasurisë së komunës në proceset e privatizimit të ndërmarrjeve publike të cilat i themelon komuna;
  • udhëheqjen me llogarinë e konsoliduar të trezorit, si dhe nënllogari dhe llogari të tjera dhe udhëheqja e evidencës mbi borxhin ekzistues të komunës; përgatitjen e Llogarisë përfundimtare të Buxhetit të komunës; lejimin e hapjes së nënllogarive dhe caktimin më të përafërt të shfrytëzimit të këtyre llogarive; udhëheqjen e librit kryesor të trezorit dhe librit ndihmës; kryerjen e planifikimit financiar dhe udhëheqja me mjetet e gatshme; kryerjen e kontrollit të shpenzimeve dhe realizimin e buxhetit; kryerjen e llogarive dhe pagesën e rrogave dhe kompensimeve të nëpunësve lokal dhe shërbimeve publike, si njësi shpenzuese; udhëheqjen me borxh dhe analizën e marrjes së borxhit; kontabilitetin buxhetor dhe raportimin; udhëheqja me sistemin informativ financiar,
  • përgatitjen e dispozitave me të cilat caktohen të ardhurat lokale publike (tatimet, mbitaksat, taksat dhe kompensimet) dhe analiza e efekteve të aplikimit të atyre dispozita me qëllim të përgatitjes së propozimit të politikës fiskale; përgatitjen e materialeve informative dhe materialeve të tjera për Kuvend dhe Kryetarin e Komunës; Kryeadministratorin; përgatitjen e mendimeve profesionale dhe deklarimin mbi iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të dispozitave komunale nga kompetencat e veta; përgatitjen e interpretimit autentik të dispozitave të komunës në këtë fushë; realizimin e bashkëpunimit direkt me organizatat joqeveritare me rastin e çështjeve nga kompetenca e organeve,
  • kryerjen e punëve të administratës që kanë të bëjnë me caktimin, pagesën dhe kontrollin e të hyrave publike komunale (tatimet, mbitaksat, taksat dhe kompensimet) dhe atë: tatimit në patundshmëri, tatimit në firmë, mbitaksën e tatimit në të ardhurat e personave fizikë, tatimit në shpenzim, taksat lokale komunale dhe kompensimin për shfrytëzimin e tokës ndërtimore,
  • nxjerrjen e vendime mbi caktimin e detyrimeve në bazë të të ardhurave publike komunale, në harmoni me dispozitat ligjore dhe nënligjore (nivelin e detyrimeve për obliguesit e pagesës së tatimeve),
  • cakton vlerën e tregut të patundshmërive për nevojat e tatimit,
  • analizën e shkallës dhe efekteve të të ardhurave të realizuara me qëllim të përkufizimit të politikës përkatëse fiskale;
  • - udhëheqjen e regjistrit të obliguesve tatimorë dhe rregullisht harmonizon gjendjen e regjistrit me regjistrin e patundshmërive të cilin e udhëheqë organi republikan për patundshmëri,
  • përcakton formën dhe përmbajtjen e fletëparaqitjes tatimore; ndërmerr masat e të ardhurave publike lokale,
  • përgatitë dhe rregullon formularët që duhet të përdorin inspektorët, nxjerrë aktvendimet mbi ndërmarrjen e masave të mbikëqyrjes së inspektimit në pajtim me ligjin,
  • përgatitën raportet dhe informatat periodike mbi shkallën e realizimit të të ardhurave publike lokale,
  • siguron funksionimin unik të sistemit informativ për fushën: e të ardhurave publike lokale dhe siguron monitorimin në këtë fushë,
  • siguron udhëheqjen e saktë dhe të rregullt të evidencës së të gjitha të ardhurave të paguara publike lokale,
  • bënë analiza cilësore e sasiore dhe jep udhëzime për pagesën me më efikasitet të tatimeve, futën dhe udhëheqë politikën dhe procedurën në pagimin e të ardhurave të veta,
  • kontrollon pagesën e të ardhurave të komunës dhe ofron informata të nevojshme dhe përkrahje obliguesve tatimorë (personave fizikë e juridikë),
  • mbledh dhe shikon dokumentet financiare dhe të dhënat e tjera të dorëzuara nga ana e personave juridikë dhe personave fizikë, të bankave dhe institucioneve të tjera financiare me qëllim që të sigurohet kryerja e kontrollit të bilanceve dhe pagesës së tatimeve,
  • realizon bashkëpunim dhe këmbim të informatave me Drejtorinë për punë publike, Ministrinë e financave dhe Trezorin shtetëror, si dhe me institucionet e tjera shtetërore në fushën e punimit të projekteve dhe zbatimit të ligjeve dhe dispozitave ligjore,
  • merr pjesë në vendosjen dhe mbajtjen e marrëdhënieve me media dhe palët e tjera të interesuara lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me tatimet e komunës me  qëllim që publiku i gjerë të lajmërohet me kohë mbi futjen e tatimit të ri komunal, procedurës, programit apo politikës nga ana e organit komunal që është kompetent për tatime,
  • paraqet raportet,
  • kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë.