Sekretar: Shkelzen Sulejmani
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 489
E-mail: shkelzen.sulejmani@ul-gov.me
 

Sekretariati për urbanizëm dhe rregullim të hapësirës kryen punë që kanë të bëjnë me:

  • hartimin e dispozitave nga fusha e planifikimit hapësinor, tokës ndërtimore dhe ndërtimtarisë; kryerjen e punëve përgatitore dhe punëve të tjera që kanë të bëjnë me hartimin dhe sjelljen e Planit hapësinor, Planit gjeneral urbanistik, planeve detale urbanistike, projekteve urbanistike dhe studimeve lokale të lokalitetit; përgatitjen e programeve të planifikimit dhe rregullimit të hapësirës; ruan dokumentacionin hapësinor - planifikues dhe udhëheq evidencën për kërkesat dhe nevojat e shfrytëzuesve të hapësirës për kushtet e lëshuara për rregullimin e hapësirës dhe për të dhënat e tjera të rëndësishme për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e vendbanimeve; lëshon aktvendime për lokacionin për ndërtim, rindërtim, superstrukturën dhe anekset e objekteve;
  • udhëheqjen e procedurës dhe zgjidhjen për dorëzimin e tokës së pandërtuar ndërtimore ish proarëve me qëllim të sjelljes në destinimin e caktuar me plan, përkatësisht kompletimin e parcelave urbanistike;
  • përgatitjen e propozim Programit për lokacionet e përkohshme,lëshon aktvendime për lokacionin, kushtet urbanistike - teknike për objektet e përhershme dhe të përkhshme, lejen e ndërtimit, lejen e përdorimit, aktvendimet për lokacionet e përkohshme, bën skicimin e parcelave urbanistike, caktimin e linjave të ndërtimit të objekteve, piketimin e objektit sipas dokumentacionit teknik, jep pëlqimin urbanistik, lëshon ekstrakte nga dokumentet e planifikimit.