Policia komunale
Sekretar:  Amir Mehmeti 
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax:  +382 30 412 355
E-mail:   policia@ul-gov.me
 

Policia komunale  kryen punë që kanë të bëjnë me rendin komunal në fushën e parkimit, depozimimin e mbeturinave, furnizimin me ujë, transportin e ujërave të zeza dhe atyre atmosferike, pastërtinë publike, ndriçimin publik, mirëmajtjen e pjacës, parqeve, sipërfaqeve të gjelbra, shenjave të komunikacionit dhe sinjalistikës, varrimin, rrugët lokale, zhurmën, orarin e punës, transportin e udhëtarëve në trafikun urban dhe periferik, transportin e linjave dhe atë të lirë auto taksi, paraqet kërkesat për nisjen e procedurës për shkelje (kundravajtje), kallëzime për shkeljet ekonomike dhe padi penale, kryen realizimin e përmbarimeve, ofron shërbime informative për qytetarët, përgatitën materiale informative dhe materiale të tjera profesionale për Kuvendin dhe Kryetarin e Komunës, kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e komunës në këtë fushë.