SEKRETAR: Arbin Çapriqi
ADRESA: Bul. Skenderbeu bb/pn
Tel: +382 30 412 206
email: arbin.capriqi@ul-gov.me
Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik kryen punë që kanë të bëjnë me:
- Përgaditjen e rregulloreve dhe akteve të tjera që stimulojnë politikën e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe sipërmarrjeve;
- Pjesëmarrje në zhvillimin e Programit zhvillimor të Komunës, aktiviteteve individuale dhe planit shumëvjeçar të investimeve;
- Mbledhjen dhe përditësimin e informacionit rreth kompanive të interesuara për investime, projekte që mbështesin aktivitetin e donatorëve dhe linjat e kreditit për sipërmarrjet lokale;
- Monitorimi i situatës, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për iniciativat që kanë për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të caktuara ekonomike dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e sipërmarrjes;
- Pjesëmarrje në procesin e privatizimit të shoqërive publike;
- Pjesëmarrje në zbatimin e masave shtetërore për stimulimin e zhvillimit të degëve strategjike ekonomike dhe mbledhjen e përpunimin e të dhënave me qëllim vlerësimin e potencialit në këto fusha dhe vlerësimin e tyre;
- Përgaditjen e një programi aktivitetesh dhe mënyrash të ndryshme stimuluese për qëllim nxitjen e sipërmarrjes në nivel lokal;
- Krijimin e bashkëpunimit dhe informimit të subjeteve të interesuara për zhvillimin e sipërmarrjes, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla e të mesme me qëllim shfrytëzimin e burimeve dhe zbatimin e planeve e programeve në këto fusha;
- Pjesëmarrje në promovimin dhe zbatimin e aktiviteteve për zhvillimin e turizmit lokal;
- Zhvillimin e projekteve me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e ekonomisë;
- Udhëheqjen e procedurës administrative në kuadër të kompetencave të saj;
- Pjesëmarrje në krijimin e kushteve, organizimin e panaireve e manifestimeve të ngjashme;
- Përcaktimin e plotësimit të kushteve të objekteve afariste për kryerjen e veprimeve ekonomike (hotelierike, tregti me pakicë dhe ofrimeve të shërbimeve me qëllim fitimin, etj.), kompanive dhe sipërmarrjeve në përputhje me ligjin;
- Nxjerrja e vendimit për kryerjen e veprimtarive me orar të zgjatur;
- Përcaktimin e plotësimit të kushteve për kryerjen e transportit auto-taksi, transportit publik me mjete të rënda motorike, si dhe kryerjen e transportit për nevoja të veta;
- Pjesëmarrje në punën e Kuvendit të organizatës turistike lokale dhe arritjen e bashkëpunimit të duhur;
- Marrjen e vendimeve rreth kërkesave për përcaktimin e kategorisë së objeteve hotelierike në juridiksion të administratës vendore dhe mbajtjen e regjistrit të këtyre objekteve;
- Vërtetimin e librave të ankesave dhe listave të çmimeve për ofrimin e shërbimeve hotelierike dhe turistike;
- Kryerja e detyrave të tjera në përputhje me ligjin dhe juridiksionin e Komunës në këtë fushë.