Sekretar: Ahmet Aloshi dipl.jur.
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 921
E-mail: ahmet.aloshi@ul-gov.me
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 921
E-mail: ahmet.aloshi@ul-gov.me
Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë kryen punët që kanë të bëjnë me:
- kryen punët që kanë të bëjnë me: propozimin e akteve që kanë të bëjnë me të drejtën e pronësisë dhe autorizimet të cilat komuna i kryen në aspektin e pasurisë e cila shërben për realizimin e funksioneve të saja dhe udhëheqjen e evidencës së asaj pasurie,
- nisjen e procesit për regjistrimin e të drejtave në patundshmëri; nisjen e procedurës për bartjen e të drejtave në tokën ndërtimore dhe kryerjen e përpunimit profesional të akteve mbi bartjen e të drejtave në tokën ndërtimore,
- dhënien e të dhënave organeve të komunës në bazë të evidencës që udhëheqë:
- përgatitjen e propozim vendimeve mbi caktimin e interesave për shpronësimin e patundshmërive të cilat shpronësohen me qëllim të ndërtimit të objekteve të cilët janë me interes për komunën, përfundimin e nivelimit me pronarët e mëhershëm,
- përgatitjen e dispozitave dhe kryen përpunimin e akteve me pasurinë shtetërore nga kompetencat e veta që ka në dispozicion (vendimet, kontratat),
- dhënien e mendimit për propozimin e akteve me dispozicionin me pasurinë shtetërore të cilët i përgatisin shërbimet publike themelues i të cilëve është komuna,
- përgatitjen e kontratave mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore; kontratave mbi dhënien me qira të tokës bujqësore,
- udhëheqjen e evidencës mbi ndryshimet pronësore - juridike që fillojnë në bazë të atyre akteve dhe nisjen e procedurës për ndryshimet e regjistrimit të të drejtave në patundshmëri,
- përgatitjen dhe marrjen e masave me qëllim të mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe interesave të Komunës,
- pjesëmarrjen në identifikimin dhe mbrojtjen e kapitalit të komunës në proceset e transformimit të subjekteve ekonomike,
- përfaqësimin e Komunës dhe organeve të saj para gjyqeve dhe organeve kompetente me qëllim të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave pronësore dhe të drejtave të tjera me interes për Komunë,
- përgatitjen e materialeve informative dhe materialeve të tjera profesionale për Kuvend dhe për Kryetarin e Komunës dhe Kryeadministratorin,
- Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë.