12. Korrik 2017.

Në bazë të nenit 54 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale („Fl. zyr. RMZ“, nr. 42/03, 28/04, 75/05 dhe 13/06  dhe „Fl. zyr. MZ, nr. 88/09, 3/10, 38/12, 10/14, 57/14 dhe 13/16), nenit 69 të Statutit të Komunës së Ulqinit („Fl. zyr. MZ“, nr. 5/07, 9/09 dhe 16/11 - dispozitat e komunës) dhe neneve 76 e 79 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit („Fl. zyr. MZ“ - dispozitat e komunës“, nr. 17/08 dhe 14/12)

THËRRAS MBLEDHJEN E TRETË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për këtë mbledhje propozoj këtë

R e n d   t ë   d i t ë s:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e Seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

Pyetjet dhe pergjigjet e këshilltarve,
Raporti për realizimin e Buxhetit të Komunës së Ulqinit për gjashtë mujorin e vitit 2017.,
Informata për përgatitjen e sezonit turistik me theks të veçantë në punën e Policisë komunale, N.P. “Veprimtari komunale”, N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi, si dhe aktivitetet e ndërmarra me organet shtetërore rreth tejkalimit të problematikës së krijimit të kolonave të gjata në vendkalimin kufitar në Sukubinë,
Raporti për realizimin e kredisë që është lidhur me bankën Gjermane për realizimin e objekteve infrastrukturore dhe komunale, posaçërisht raporti i Komisionit   për përcjelljen dhe mbikqyrjen e realizimit të mjeteve   kreditore  të BEI dhe bankës KFW, e cila ështe  formuar për mbikqyrjen dhe përcjelljen e realizimit të fituara nga kredia si dhe raporti me Vodakom - in,
Propozim Vendimi për Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2016,
Propozim Vendimi për Shërbimin e policisë komunale,
Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Statutin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Ujësjellësi e kanalizimi” Ulqin,
Propozim Vendimi për vërtetimin e Vendimit për shtesen e parë të vendosjes së objekteve të përkohshëm për 2017-2019 në territorin e Komunës së Ulqinit ,
Propozim Vendimi për plotësimin e Vendimit për kushtet dhe mënyrën e ekzekutimit të muzikës në objektet hoteliere dhe caktimin e rrugëve, pjesëve të rrugëve, lagjeve dhe lokacioneve të tjera për mbajtjen e tubimeve publike në hapësirë (jashtë),
Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr. 205 nga ID PDU “Ulqini - qyteti” për lokalitetin “Kodrat 1” Komuna e Ulqinit - Kallaboviq Ibrahimit,
 Propozimi i Raportit të punës i Kryetarit të Komunës,qeverisjes lokale dhe shërbimeve për vitin 2016,
Propozimi i Raportit të punës dhe finansiarë i NP Qendra për kulturë për vitin 2015,
Zgjedhjet dhe emërimet të anëtarëve të SHPK-së Ujësjellësi dhe kanalizimi, i Bordit të drejtorave SHPK-së Ujësjellësi dhe kanalizimi,
Zgjedhja dhe emërimi i anëtarëve të IP Qendra ditore - Sirena dhe
Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në emërimin e Bilal Alajt nga Ulqini në funksionin e drejtorit të IP Qendra ditore - Sirena.

Vërejtje:Materiali për pikën e 2,3 dhe 4 të redndit të ditës do t ju dorëzohet më von.

Mbledhja do të mbahet me datën 20. 07. 2017 ( e enjte), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

KRYETARI

Loro Nrekiq d.v.