Kuvendi:
1) sjellë statutin e komunës;
2) sjellë dispozita dhe akte të tjera të përgjithshme;
3) sjellë Planin strategjik zhvillimor të komunës;
4) sjellë plane dhe programe zhvillimore për fusha të caktuara;
5) sjellë projektet urbanistike;
6) sjellë Programin për rregullimin e hapësirës, përkatësisht Planin e paisjes komunale;
7) sjellë buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit;
8) sjellë dhe përcakton tatimet komunale, taksat, kompensimet dhe të ardhurat e tjera vetanake;
9) disponon me pasurinë e paluajtshme, përveç rasteve të tjetërsimit të të drejtave pronësore mbi pronën e paluajtshme me ujdi të drejtpërdrejtë, të përcaktuar me ligjin që rregullon pronën shtetërore;
10) përcakton kushtet për themelimin e bashkësive lokale dhe jep pëlqimin për vendimet mbi themelimin;
11) shpall referendumin për territorin e Komunës ose për një pjesë të territorit;
12) vendos për iniciativën qytetare;
13) vendos për shpalljen e vetëkontributit për territorin e Komunës;
14) themelon shërbimet publike;
15) vendos për huamarrje dhe dhënien e garancive, në përputhje me ligjin;
16) bënë konfirmimin e mandateve dhe vendos për të drejtat e këshilltarëve;
17) sjellë vendimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit;
18) zgjedh dhe shkarkon kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Komunës dhe nënkryetarin e Kuvendit;
19) jep pëlqimin në vendimin për emërimin dhe shkarkimin e nënkryetarit të Komunës;
20) emëron sekretarin e Kuvendit, me propozim të kryetarit të Kuvendit;
21) emëron anëtarët e trupave punuese të Kuvendit;
22) emëron dhe shkarkon anëtarët e organeve drejtuese të shërbimeve publike;
23) shqyrton dhe aprovon Raportin e punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale;
24) shqyrton Raportin e punës së shërbimeve publike themelues i të cilave është komuna;
25) shqyrton Raportin mbi zbatimin e rekomandimeve të Institucionit Shtetëror të Revizionit;
26) sjellë Rregulloren për punën e vet;
27) sjellë Kodin e Etikës;
28) sjellë Vendimin për pagat e funksionarëve lokalë dhe personave që i emëron Kuvendi;
29) sjellë Vendimin për pagat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokalë;
30) kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe Statut.
Kuvendi ka shërbimin profesional.