Sekretar: Valdete Osmani-Husiq Dipl.jur
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 456
E-mail: parlament@ul-gov.me , valdete.osmani.husiq@ul-gov.me
Kompetencat e Sekretarit të Kuvendit
- drejton Shërbimin e Kuvendit;
- ndihmon kryetarin e Kuvendit në përgatitjen dhe udhëheqjen e seancave;
- përkujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore, Statutit të komunës, Rregullores së punës së Kuvendit dhe akteve të tjera me të cilat rregullohet mënyra e punës së Kuvendit dhe trupave punues të tij;
- përkujdeset që vendimet dhe aktet e tjera që shqyrton Kuvendi të jenë të përgatitura në pajtueshmëri me Programin e punës së Kuvendit;
- përcjellë realizimin e vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit;
- përkujdeset dhe është përgjegjës për hartimin e procesverbalit dhe stenogramit nga seancat e Kuvendit;
- është përgjegjës për publikimin e vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit dhe shpërndarjen e tyre;
- përgatit kërkesën për planifikimin e mjeteve në Buxhet të komunës për nevojat e punës së Kuvendit dhe trupave punues të tij, klubeve të këshilltarëve dhe Shërbimit të Kuvendit;
- miraton pagesën e shpenzimeve në bazë të punës së Kuvendit, trupave punues, këshilltarëve dhe Shërbimit të kuvendit;
- parashtron raport kryetarit të Kuvendit dhe këshillit kompetent mbi shfrytëzimin e mjeteve
- kryen dhe punë të tjera në pajtueshmëri me Ligj, Statut, Rregullore dhe akte të Kuvendit.