Kryetari: Ivana Popović
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 456
E-mail: ivana.popovic@ul-gov.me parlament@ul-gov.me;
Ivana Popoviq, e lindur më 13.06.1986 në Tivar, krenohet me një karrierë të pasur arsimore dhe profesionale. E specializuar në edukimin parashkollor në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, rrugëtimin e saj akademik e përfundoi me studimet master në menaxhmente e sektorit publik në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit në Tivar.
Karrierën e profesionale e ka nisur në vitin 2011 si praktikante në Institucionin parashkollor publik Solidariteti, ku prej vitit 2015 është mësimdhënëse e rregullt. Në periudhën 2019-2021 ka qenë drejtoreshë e këtij institucioni, duke përmirësuar punën dhe shërbimet e arsimit parashkollor.
Ivana vazhdimisht ka përmirësuar aftësitë e saj përmes edukimeve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme. Përkushtimi i saj në arsim dhe menaxhim plotësohet me angazhimin në jetën politike si këshilltare në KK të Ulqinit dhe është anëtare e Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi.
Ajo është e martuar dhe nënë krenare e tre fëmijëve, duke balancuar me sukses detyrimet profesionale dhe jetën familjare.
Kompetencat e Kryetarit të Kuvendit:
- përfaqëson kuvendin;
- thërret seancën e Kuvendit, propozon rendin e ditës së seancës, kryeson dhe drejton me punën e tij;
- përkujdeset mbi organizimin dhe mënyrën e punës së Kuvendit;
- përkujdeset mbi zbatimin e Statutit të komunës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit;
- përkujdeset mbi realizimin e Programit të punës së Kuvendit dhe mbi atë dorëzon Raport vjetor;
- përkujdeset për punë të harmonizuar dhe në kohë, të trupave punuese të Kuvendit;
- përkujdeset mbi punën transparente të Kuvendit;
- bashkëpunon me kryetarin e komunës, organet e administratës lokale dhe shërbimet publike themelues i të cilave është komuna, në realizimin e funksionit të Kuvendit;
- nënshkruan vendime dhe akte të tjera të Kuvendit dhe përkujdeset mbi realizimin e tyre dhe
- kryen punë të tjera në pajtueshmëri me ligj, Statut dhe këtë Rregullore.