23. Dhjetor 2016.

Në bazë të nenit 54 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale („Fl. zyr. RMZ“, nr. 42/03 dhe “Fl. Zyr. MZ” nr. 88/09 dhe 3/10),  nenit. 69 të Statutit të Komunës së Ulqinit (“Ll. Zyr. MZ” nr. 5/07  - dispozitat e komunës) dhe  nenit 77 , 79 të  Rregullore të Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl.zyr. MZ” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe  14/12),             

THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT

TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoj këtë,

R e n d    t ë   d i t ë s

- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,

2. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2016,

3. Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2017,

4. Propozimi i Planit hapësinor e urbanistik për territorin e Komunës së Ulqinit,

5. Propozim Vendimi për kompensimin komunal,

6. Propozim Vendimi për vlerën e tregut të patundshmërive për vitin 2017,

7. Propozim Vendimi për taksën e banimit,

8. Propozim Vendimi për furnizimin me ujë të zonave rurale në territorin e Komunës së Ulqinit dhe

9. Zgjedhje dhe emërime.

Vërejtje: Materijali për pikën 9 i është dorëzuar këshilltarëve.

Mbledhja do të mbahet, më 28. 12. 2016 (e mërkurë), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

KRYETARI,

Loro Nrekiq