25. Dhjetor 2018.
Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (“Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),
THËRRAS MBLEDHJEN E TRET TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozojë këtë
R e n d d i t e :
- Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 03 dhe 04.12. 2018.vit.
- Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
- Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2018,
- Propozim vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019,
- Propozim vendimi për nxjerrjen e fazës së parë të SLL „Shtoji i epërm“ në parcelën katastrale nr.402/18 KK Shtoji i epërm Ulqin,
- Propozim vendimi për të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
- Propozim vendimi për nxjerrjen e planit lokal për zvogëlimin e kërkesës për droga dhe parandalimin e sëmundjeve të varësisë për vitin 2019-2021
- Propozim vendimi për mënyrën e ndarë të grumbullimit të mbeturinave në territorin e komunës së Ulqinit me qëllim të përpunimit
- Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr.250 nga PDU Ulqin qyteti për lokalitetin Rana,
- Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr.151 dhe 315 zona C nga PDU „Ulqin qyteti“ për lokalitetin Totosh Komuna e Ulqinit.
- Shqyrtimi i Programit vjetor të kryerjes së veprimtarive komunale për vitin 2019,
- Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokal në Komunën e Ulqinit
- Propozim vendimi për nxjerrjen e Planit detal urbanistik „Gjerane 1“ në Ulqin,
Mbledhja do të mbahet më datë 27.12.2018. vit. ( e enjte ), me fillim në ora 13:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni, d.v.