Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (“Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),
THËRRAS MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozojë këtë
R e n d d i t e :
- Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e tretë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 27 dhe 28.12. 2018.vit.
1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve
2. Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2019
3. Propozim vendimi për taksat lokale komunale
4. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për furnizimin publik me ujë
5. Propozim vendimi për masat stimuluese për zhvillimin e bujqësisë
6. Propozim vendimi për barazi gjinore
7. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e SHPK Parking servisit
8. Përfundim për pranimin e Raportit të gjendjes së rregullimit të hapsirës së Komunës së Ulqinit për vitin 2018
9. Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr.226 në zonën A nga NP PDU „Ulqini-Qyteti“, për lokalitetin Totoshi Komuna e Ulqinit - Dragović Bajram
10. Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr.256 nga NP PDU „Ulqini-Qyteti“, për lokalitetin Kodra 1 - Marniković P.Hilja
11. Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr.255 nga NP PDU „Ulqini-Qyteti“, për lokalitetin Kodra 1- Marniković P.Hilja
12. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marrveshjes në procedurën kontestimore P.br.134/18
ZGJEDHJET DHE EMËRIMET
13. Propozim Aktvendimi për emërimin e Komisionit zgjedhor komunal
14. Propozim Aktvendimin për emërimin e këshillit të transmetuesit lokal publik,, Radio Televizioni - Ulqin ,,
15. Propozim Vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorave SHPK,, Veprimtaritë komunale,,
16. Propozim Vendimi për emërimin e antarëve të Bordit të drejtorave SHPK,, Ujësjellësi e kanalizimi ,,
17. Propozim Vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorave SHPK, Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit , rritjen, gjuetinë e egërsirave dhe peshkimin ,, Ulqin.
Mbledhja do të mbahet më datë 18.03.2019. vit. ( e hënë ), me fillim në ora 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni, d.v.