Në bazë të nenit 40, 55 dhe 56 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fl. zyr. MZ”, nr. 2/2018), nenit 10 dhe 79 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës”, nr. 17/08 dhe 14/12),
THËRRAS MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoj këtë
R e n d d i t e
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Tretë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit
të Komunës së Ulqinit, mbajtur, më 30. 07. 2018 dhe proçesverbali nga mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më datë 10.09.2018. vit.
Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
Programi i punës të Kuvendit të Komunës së Ulqinit për çerekun e IV të vitit 2017.
Propozim Vendimi për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2017,
Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit detal urbanisitik për lokalitetin ,, Liman 2,, në Ulqin,
Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për konfirmimin e të drejtave të karakterit zyrtar me qëllim të vendosjes së përçuesve 10 kv kabllorë Fusha e Ulqinit 1, Fusha e Ulqinit 2, Fusha e Ulqinit 3 dhe Fusha e Ulqinit 4 në pajtim më PDU Fusha e Ulqinit Komuna e Ulqinit,
Propozim Vendimi për kompensimin për pajtimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
Propozim Vendimi për kriteret , mënyrën dhe procedurën e alokimit të mjeteve për organizatat joqeveritare,
Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Programin e punës NP,, Veprimtaritë komunale,, Ulqin për vitin 2018,
Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës së NP,, Veprimtaritë komunale,, Ulqin për vitin 2016,
Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës së NP,, Veprimtaritë komunale,, Ulqin për vitin 2017 dhe Raporti i revizorit të pavarur,
Raporti i punës për transmetuesin lokal publik SHPK Radio Televizioni ,,
Ulqin,, për vitin 2017,
ZGJEDHJE DHE EMËRIME
Propozim Vendimin për caktimin e kompensimit për punën e këshilltarëve dhe personave të tjerë të cilët i emëron kuvendi i komunës së ulqinit,
Propozim Aktvendimin Për emërimin e këshillit të transmetuesit lokal publik „radio televizionit të ulqinit“,
Propozim A k t v e n d i m Për ndryshimet dhe plotësimet e aktvendimit për formimin e këshillit për zgjedhje dhe emërime të kuvendit të komunës së ulqinit,
Propozim A k t v e n d i m Për ndryshimin dhe plotësimin e aktvendimit për formimin e këshillit për përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet dhe hendikepuar etj.,
Propozim V e n d i m Për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin dhe caktimin e këshilltarit i cili merr pjesë kurorëzim,
Propozim Aktvendim për emërimin e komisionit zgjedhor komunal,
Propozim Aktvendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin e Këshillit drejtues për zgjedhjen e drejtorit në SHPK. Ujësjellës dhe kanalizime Ulqin.
Vërejtje: Materiali prej pikës 4,5,6,7,8,9,10,11 dhe pika 18 është dorëzuar më datë 15.10.2018.
Mbledhja do të mbahet, më 29. 10 . 2018 (e hënë), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni d.v