07. Shtator 2018.

Në bazë të nenit 46. Paragrafi 1. të Ligjit për vetëqeverisjen lokale („Fletorja zyrtare e Malit të Zi “, nr. 2/2018), nenit 45 të Statutit të Komunës së Ulqinit („Fletorja zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale“, nr. 5/07, 9/09 dhe 16/11) dhe neneve 76. Paragrafi 4 dhe 79. Paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit („Fletorja zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale“, nr. 17/08 dhe 14/12),    

THËRRAS

MBLEDHJEN E JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për këtë mbledhje propozoj këtë

Rend  dite:

1.Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit detal urbanistik për lokalitetin “Pinjeshi 3” në Ulqin,
2.Propozim Vendimi për  nxjerrjen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike dhe kadastrale në vëllimin e ID PDU “Ulqini-qyteti” për lokalitetin “Meterizi 1” në Ulqin,    
3.Propozim Vendimi  për nxjerrjen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike dhe kadastrale në vëllimin e ID PDU “Ulqini-qyteti” për lokalitetin “Rana” në Ulqin.    

Mbledhja do të mbahet  më : 10.09.2018 vit. ( E hënë ) më fillim në orën 11:00  në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Vërejtje: Materialet për këto pika të rendit të ditës ju janë dërguar më datë 08.08.2018. vit.

Me nderime, 

K R Y E T A R I, 

Dr.Ilir Çapuni, d.v.