Në bazë të nenit 40. Paragrafi 2. të Ligjit për vetëqeverisjen lokale („Fletorja zyrtare e Malit të Zi “, nr. 2/2018 dhe 34/19), nenit 45 të Statutit të Komunës së Ulqinit („Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale“, nr. 5/07, 9/09 dhe 16/11) dhe neneve 76. paragrafi 4 dhe 79 paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit („Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale“, nr. 17/08 dhe 14/12), dhe në bazë të kërkesës së Kryetarit të Komunës numër 01-1609/19-2 të datës 29.10.2019,
THËRRAS MBLEDHJEN E JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për këtë mbledhje propozohet ky
Rend dite:
Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019 dhe
Propozim Vendimi për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit.
Mbledhja do të mbahet më 31.10.2019 me fillim në orën 19:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Me nderime,
K R Y E T A R I,
Dr. Ilir Çapuni, d.v.
Materiali per mbledhjen e jashtezakonshme:
Kerkesa per thirjen e mbledhjes se jashtezakonshmeData: 31. Tetor 2019. | Madhësia: 1.41MB | Adobe PDF