24. Tetor 2019.

Në bazë të nenit 40. Paragrafi 2. të Ligjit për vetëqeverisjen lokale („Fletorja zyrtare e Malit të Zi “, nr. 2/2018 dhe 34/19), nenit 45 të Statutit të Komunës së Ulqinit („Fletorja zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale“, nr. 5/07, 9/09 dhe 16/11) dhe neneve 76. Paragrafi 4 dhe 79. Paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit („Fletorja zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale“, nr. 17/08 dhe 14/12), dhe në bazë të kërkesës së Kryetarit të Komunës numër 01-1609/19-1 të datës 21.10.2019.,                                             

THËRRAS  MBLEDHJEN E JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për këtë mbledhje propozoj këtë

Rend  dite:

  1. Propozim Vendimi për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit dhe 
  2. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019. 

 

Mbledhja do të mbahet  më  28.10.2019  më fillim në orën 11:00  në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Me nderime, 

 

K R Y E T A R I, 

Dr.Ilir Çapuni          

                   

Materiali për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit:

http://www.ul-gov.me/Mbledhja-e-jashtzakonshme-e-Kuvendit-t/4616/Materiali-pr-mbledhjen-e-jashtzakonshme-t.shtml