16. Maj 2019.

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit („Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),              

THËRRAS  MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozojë këtë

R e n d  d i t e :

            - Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Parë e seancës së Parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 18 mars 2019,

  1. Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
  2. Propozim vendimi për ndërrimin dhe plotësimin e Vendimit për të Ardhurat e Nëpunësve në Komunën e Ulqinit,
  3. Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore,
  4. Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
  5. Propozim vendimi për lirimin nga obligimi i pagesës së kompensimit  për pajim komunal të tokës ndërtimore për Degën e Sindikatës Komunale Ulqin, 
  6. Propozim vendimi për rendin komunal,
  7. Propozim vendimi i kompensimit për shfrytëzimin e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara në territorin e komunës së Ulqinit,
  8. Propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit
  9. Propozim vendimi për besimin e administrimit të hapsirave publike për parkimin e automjeteve, SHPK-së „Parking servis“ Ulqin,
  10. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në Çmimoren e shërbimeve të SHPK ,,Parking Servisi“ Ulqin,
  11. Propozim vendimi për plotësimin e Vendimit për vendparkimet publike në teritorin e Komunës së Ulqinit,
  12. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e Institucionit Publik Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj „Ulqin“, 
  13. Propozim vendimi për orarin e punës,
  14. Programi për rregullimin e hapsirës për vitin 2019 dhe Plotësimi i këtij programi,  
  15. Shqyrtimi i Raportit të punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018,
  16. Propozim Përfundimi për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës për vitin 2018  së NP për Ruajtjen, Kultivimin dhe Mbrojten e Egërsirave „Ulqini“,
  17. Propozim vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2019,
  18. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për tatim në patundshmëri,
  19. Propozim vendimi për taksat komunale,
  20. Propozim vendimi për kompletimin e parcelës urbanistike nr.227 nga PDU Ulqin për lokalitetin Rana për Damjanoviq Ljubomir,
  21. Propozim vendimi për kalimin e të drejtës së pronësisë Qeverisë së Malit të Zi të lokalitetit „Mavrian“,
  22. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 134/18 - Albert Kastrati dhe tj. nga Ulqini dhe,
  23. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 223/18 - Popoviq Shaban dhe tj. nga Ulqini.

Mbledhja do të mbahet të mërkurën më 29 maj 2019, me fillim në ora 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

 KRYETARI,

 Dr. Ilir Çapuni, d.v.