26. Nëntor 2018.
Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (“Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),
THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozojë këtë
R e n d d i t e :
- Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 29 dhe 30.10. 2018.vit.
- Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
- Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për tatimin në patundshmëri,
- Propozim Vendimi për mbitaksën e tatimit në të ardhurat e personave fizikë,
- Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve në Komunën e Ulqinit,
- Propozim Vendimi për kompenzimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore,
- Propozim Vendimi për kompenzimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
- Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në emërimin e drejtorit,
- Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e SH.P.K „Ujësjellës dhe kanalizime“ Ulqin,
- Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e SH.P.K „Veprimtarit komunale“ Ulqin,
- Propozim Vendimi mbi themelimin e SH.P.K. për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiverzitetit, kultivimin, gjuetin dhe peshkimin - Ulqin,
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike numër 64 nga NP PDU Ulqini-qyteti për lokalitetin Totosh Komuna e Ulqinit dhe
- Propozim Aktvendimi për refuzimin e kërkesës së Pero Simonoviq dhe të tjerët.
Mbledhja do të mbahet më datë 03.12.2018. vit. ( e hënë ), me fillim në ora 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni ,d.v.