19. Korrik 2019.

              Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit („Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),              

THËRRAS MBLEDHJEN E TRETË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozojë këtë

R e n d  d i t e :

    - Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e seancës së Parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 29.05.2019.vj., 08.06.2019. vj., 10.06.2019. vj., 19 06.2019. vj., 20.06.2019. vj. dhe 24.06.2019. vj.

  1. Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
  2. Propozim vendimi i Llogaris përfundimtare të Komunës së Ulqinit për vitin 2018,
  3. Propozim vendimi për bursa dhe shpërblimin e studentëve,
  4. Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për shpalljen e thirrjes publike për dhënien me qira afatgjate të patundshmërive,
  5. Propozim vendimi për kalimin e të drejtës së disponimit në patundshmëri Qeveris së Malit të Zi,
  6. Propozim vendimi për shpalljen e thirrjes publike për kalimin e të drejtës së pronësis në tokën ndërtimore,
  7. Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcellës urbanistike nr.63 zona B nga PDU Ulqin qyteti për lokalitetin, Pinjesh - Lekovic LJ. Olgica dhe
  8. Informata mbi propozimin e masave për tejkalimin e vështirësive financiare NP Veprimtaritë komunale.

ZGJEDHJET DHE EMËRIMET

  1. Aktvendim për ndryshimin e aktvendimit për emërimin e Këshillit drejtues të NP. Qendrës për kulturë,
  2. Aktvendim për ndryshimin e aktvendimit për emërimin e Këshillit për planifikim dhe rregullim të hapsirës dhe veprimtari komunale - banesore dhe
  3. Aktvendim për ndryshimin e aktvendimit për emërimin e Këshillit për mbrojtjen e mjedisit.

Mbledhja do të mbahet të hënën më 29. 07. 2019, me fillim në ora 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

 

 KRYETARI,

 Dr. Ilir Çapuni, d.v.