19. Dhjetor 2024.

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19, 38/20, 50/22, 84/22 dhe 85/22) dhe nenit 66 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi ” - dispozitat komunale, nr. 27/20 dhe 5/24)

THËRRAS MBLEDHJEN TRETË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoi këtë:

Rend të ditës:

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e mbajtur me 17.12.2024;
  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
  2. Propozim Vendimi mbi Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2025;
  3. Propozimi Programit të punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2025;
  4. Propozim Vendimi për vërtetimin e Vendimi të Kryetarit të Komunës nr. 01-040/24-1696/1 të datës 18.11.2024;
  5. Propozim Vendimi për ngritjen e përmendores duke vendosur një pllakë përkujtimore për viktimat e bombardimit të 7 nëntorit 1943;
  6. Propozim Vendimi për bashkëfinancimin  e adaptimit së pjesëve të jashtme të jashtme në territorin e Komunës së Ulqinit;
  7. Propozim Vendimi mbi kriteret, metodën dhe procedurën e shpërndjarjes së mjeteve për promovimin e komunitetit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit TIK;
  8. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për transportin e auto-taksive në territorin e Komunës së Ulqinit;
  9. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rregullimin e komunikacionit në Komunën e Ulqinit;
  10. Propozim Vendimi për miratimin e Elaboratit për zonat e parkimit, kohën e lejuar për parkim, kategoritë e automjeteve që mund të parkohen dhe mënyrën e pagesës për hapësirat publike të parkimit në Komunën e Ulqinit;
  11. Propozim Vendimi për dhënien në shfrytëzim SH.P.K „Ujësjellës dhe kanalizim“ Ulqin patundshmërinë numër parcele 127/6 KK Fraskanjel;
  12. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për riorganizimin e Ndërmarrjes Publike “Qendra për kulturë” Ulqin në Institucionin Publik “Qendra për kulturë-Ulqin”;
  13. Propozim Vendimi për dhënien e pëqimit mbi Vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të IP “Qendra për kulturë - Ulqin”;
  14. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të IP-së “Qendra për kulturë - Ulqin” për vitin 2025;
  15. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Programin e punës dhe planin financiar SH.P.K. “Mozhura” për vitin 2025;
  16. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për Programin e punës dhe planin financiar SH.P.K. “Parking Servis Ulqin“ për vitin 2025;
  17. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Programin e punës dhe planin financiar SH.P.K. Veprimtaritë komunale“ Ulqin për vitin 2025 dhe
  18. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Programin e punës SH.P.K. “Ujësjellës dhe kanalizim” Ulqin për vitin 2025 .

Mbledhja do të mbahet, me 24.12.2024 (e marte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim në orën 09:00.

 K R Y E T A R J A

Ivana Popović, d.v.