24. Mars 2023.

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018, 34/19 dhe 38/20, 50/22 dhe 84/22), dhe nenit 66 i Rregullores së Punës tëKuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 27/20),

THËRRAS

MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT 

TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për këtë mbledhje propozoj këtë

Rend dite:

- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të    Komunës së Ulqinit, mbajtur më 28.12.2022 dhe
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e mbajtur më 28.02.2023.

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
2. Propozim Vendimi për masat stimuluese për zhvillimin bujqësor dhe rural;
3. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit për pagat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokal në komunën e Ulqinit; 
4. Raporti për rregullimin e mjedisit hapsinor për vitin 2022.

ZGJEDHJE DHE EMËRIME

5. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për zgjedhjen e drejtorit të ShPK "Veprimtaritë Komunale" Ulqin. 
6. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për zgjedhjen e drejtorit të ShPK "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Ulqin

Mbledhja do të mbahet më 29.03.2023 (e mërkurë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim nga ora 11:00.​​​​​​​​​​

KRYETARI

Ardijan Mavriq,d.v.