Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19 dhe 38/20, 50/22, 84/22 dhe 85/22) dhe nenit 66 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi ” - dispozitat komunale, nr. 27/20 dhe 5/24)
THËRRAS MBLEDHJEN PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoi këtë:
Rend të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e mbajtur me 27.07.2024;
1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
2. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2024;
3. Propozim Vendimi për ndërtimin e përmendores me vendosjen e monumentit „Đerđ Kastrioti Skenderbeg - Gjergj Kastrioti Skenderbeu“;
4. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin e SHPK “Ujësjellës dhe kanalizim” Ulqin për përcaktimin e çmimit të ujit dhe shfrytëzimin e kanalizimit të qytetit për vitin 2025 nr. 1529. nga data 28.06.2024;
5. Propozim Vendimi për ndryshimin e Vendimit për parkingjet publike në territorin e Komunës së Ulqinit;
6. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 01-040/24-1142/1 të datës 01.08.2024;
7. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 01-040/24-1405/1 të datës 04.10.2024;
8. Informata për realizimin e projektit “Përmirësimi i furnizimit me ujë të Komunës së Ulqinit” deri me 01.09.2024.
ZGJEDHJE DHE EMËRIME
9. Propozim vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit;
10. Propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendimit për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të SHPK "Shërbimi i parkimit" Ulqin;
11. Propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendimit për emërimin e UD së drejtorit ekzekutiv të SHPK "Shërbimi i parkimit" Ulqin.
Mbledhja do të mbahet, me 28.10.2024 (e hënë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim në orën 11:00.
Vërejtje: Materiali i përkthyer në gjuhën shqipe për pikat nr. 2 dhe 8 të rendit të ditës, do të dorëzohet në afatin më të shkurt. Poashtu si material ju është dorëzuar edhe Iniciativa e Klubit të këshilltarëve të PDS-së.
K R Y E T A R J A
Ivana Popović, d.v.