Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018 dhe 34/2019), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit („Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),
THËRRAS MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozojë këtë
R e n d d i t e :
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e seancës së Parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 29.07.2019 dhe 31.07.2019.
- Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
- Propozim Statuti i Komunës së Ulqinit
- * Propozim aktvendimi për kompenzimin e shpenzimeve për punë të Komisionit për hartimin e Statutit të Komunës së Ulqinit,
- * Propozim Vendimi për fillimin e hartimit të Rregullores se punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe formimit të Komisionit për Rregulloren e punës së Kuvendit,
- Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në vendimin e Kryetarit të Komunës nr.01-1299/19 të datës 12.08.2019 për shfuqizimin e e vendimit për përcaktimin e lartësisë së pagesës së njëhershme të nëpunësvedhe zyrtarëve lokalë të Komunës së Ulqinit,
- Propozim vendimi per blerjen e tokes me qellim te kompletimit te parceles urbanistike numer 10 zona “B” nenzona 5 PDU “Fusha e Ulqinit” - Cenaj Xhemal,
- Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelave urbanistike nr. 16 dhe 17 në zonën “B” nënzona 4 nga PDU “Fusha e Ulqinit” Komuna e Ulqinit - Ismic Melinda
- Propozim vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parceles urbanistike nr. 141 nga PDU “Pinjesh 3” - Redzovic Saljo,
- *Informata mbi Raportin e Institucionit Shtetëror të Auditimit mbi Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2018 e datës 04.10.2019,
- * Informata mbi dëmin e shkaktuar nga zjarri në Ullishtën e vjetër në Ulqin e datës 26.09.2018,
- * Informata mbi aktivitetet për tërheqjen e investitorëve për projekte të zhvillimit.
Vërejtje: Materiali për pikat e shënuara do të dorëzohet më vonë.
Mbledhja do të mbahet të hënën më 28. 10. 2019 ( e hënë ), me fillim në ora 15:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni, d.v.