Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale („Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018 dhe 34/2019), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit („Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),
THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozojë këtë
R e n d d i t e :
- Miratimin i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 28.10.2019 dhe i seancave të jashtëzakonshme të mbajtura me 28.10.2019 dhe 31.10.2019.
- Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
- Propozim Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020,
- Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2020,
- Informatë mbi dëmin e shkaktuar nga zjarri në Ullishtën e vjetër në Ulqin,
- Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në vendimin e Kryetarit të Komunës nr. 01-374/19 dhe 01-375/19 të datës 29.11.2019 për ndarjen e ndihmës financiare dhe në mall, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
- Propozim Vendimi për Ngritjen e Përmendores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut,
- Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit lokal të aksionit për arritjen e barazisë gjinore në Komunën e Ulqinit,
- Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit lokal për inkluzionin e Romëve dhe Egjiptianëve për periudhën 2020-2023 në Komunën e Ulqinit,
- Propozim Vendimi për transportin e auto-taksive në territorin e komunës së Ulqinit,
- Propozim Vendimi për linjat publike të transportit të udhëtarëve në trafikun urban dhe periferik në territorin e Komunës së Ulqinit,
- Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Statutin e SHPK „Ujësjellës dhe kanalizim”,
- Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotesimet e vendimit për përcaktimin e kompensimit për rregullimin, shfrytëzimin dhe shfrytëzimin e përkohëshëm të tokës në pajtim me Planin e objekteve të përkohëshme dhe
- Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për kalimin e të drejtës së pronësisë.
Mbledhja do të mbahet të hënën më 23.12.2019 ( e hënë ), me fillim në ora 11:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni, d.v.
Materiali per mbledhjen e Dytë të seancës së Dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit: