19. Dhjetor 2024.
Në bazë të nenit 40 paragrafi 2 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19, 38/20, 50/22, 84/22 dhe 85/22) dhe nenit 66 dhe 69 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi ” - dispozitat komunale, nr. 27/20 dhe 5/24), me kërkesë të Kryetarit të komunës së Ulqinit, nr. 02-082/24-582/1 të datës 11.12.2024
THËRRAS MBLEDHJEN DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoi këtë:
Rend të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e mbajtur me 28.10.2024;
- Niveli i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në SP “Bllazho Orlandiq” në Tivar.
Mbledhja do të mbahet, me 17.12.2024 (e martë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim në orën 13:00.
K R Y E T A R J A
Ivana Popović, d.v.