Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19, 38/20, 50/22, 84/22 dhe 85/22) dhe nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi - dispozitat e Komunës” nr. 27/20)
THËRRAS MBLEDHJEN E TRETË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoj këtë
Rend dite:
- Miratimi i proçesverbalit nga mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të mbajtur më 12.12.2023;
1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
2. Propozim - Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2024;
3. Propozim - Programi për rregullimin hapësinor për vitin 2024;
4. Propozim - Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2024;
5. Propozim - Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit;
6. Propozim - Vendimi për taksen e banimit;
7. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin e SHPK-së “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për përcaktimin e çmimit të ujit dhe shërbimit për shfrytëzimin e kanalizimit të qytetit (çmimorja) numër 1210 nga data 05.07.2023;
8. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Vendimin për sjelljen e çmimores për shfrytëzimin e parkimeve publike - SHPK “Shërbimi për Parkim - Ulqin”;
9. Propozim - Vendimi për shpalljen e thirrjes publike për dhënien me qera të patundshmërive;
10. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit Sekretariatit për Mbrojtjen e Pasurisë së Komunës së Ulqinit për nënshkrimin e marrëveshjes jashtëgjyqësore për lënden e Gjykatës Themelore në Ulqin nr. 69/22;
11. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit për konstatimin e të drejtës së kalimit për vendosjen e linjës kabllore 10Kv nga NS 10/0,4 “Otrant” deri në NS 10/0,4 “Radio Centar 2” KK Fusha e Ulqinit;
12. Propozim - Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, metodën dhe procedurën e shpërndarjes së fondeve për mbështetjen e grave sipërmarrëse;
13. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit në Programin e punës së SHPK-së “Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Ulqin”, për vitin 2024;
14. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të SHPK-së “Mozhuri” për vitin 2024;
15. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të SHPK-së “Veprimtaritë Komunale - Ulqin” për vitin 2024;
16. Propozim - Vendimi për dhënien e pëlqimit mbi Programin e punës dhe planin financiar të SHPK-së “Shërbimi për parkim” për vitin 2024;
17. Propozim - Përfundimi për dhënien e pëlqimit mbi Raportin e punës së SHPK-së “Shërbimi për Parkim” - Ulqin, për vitin 2022.
ZGJEDHJE DHE EMËRIME
18. Propozim - Vendimi për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e projekteve për valorizimin e trashëgimisë kulturore në territorin e Komunës së Ulqinit;
19. Propozim - Vendimi për emërimin e përfaqësuesve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit në Kuvendin e Organizatës Turistike - Ulqin dhe
20. Propozim - Aktvendimi për kompenzimin e shpenzimeve për punën e Komisionit për hartimin e propozimit të ndryshimit dhe plotësimit të Rregullorës së punës së Kuvendit.
Mbledhja do të mbahet më 28.12.2023 (e enjte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 13:00.