27. Dhjetor 2022.

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018, 34/19, 38/20, 50/22 dhe 84/22) dhe nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e Komunës nr. 27/20),

THËRRAS MBLEDHJEN E TRETË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoj këtë

Rend dite:

- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 21.12.2022.

1. Pyetje dhe përgjigje të këshilltarëve

2. Propozimi i Programit të punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit;

3. Propozim Vendimi për formimin e Shërbimit të Kuvendit;

4. Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2023;

5. Propozim Vendimi për miratimin e Planit Strategjik Zhvillimor të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2028;

6. Propozim Vendimi për dhënien e burimeve lokale në shfrytëzim Bashkësisë lokale Krruç;

7. Propozim Vendimi për riorganizimin e Ndërmarrjes Publike “Qendra për Kultur Ulqin” në Institucion Publik “Qendra për kulturë” Ulqin;

8. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për Programin e punës së SHPK-së “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për vitin 2023;

9. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për Statutin e SHPK-së “Ujësjellës dhe kanalizim”;

10.Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për Programin vjetor për kryerjen e veprimtarive komunale SHPK „Veprimtaritë Komunale“ Ulqin për vitin 2023;

11. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për programin e punës dhe planin financiar SHPK "Sherbimi i parkimit" Ulqin për vitin 2023;

ZGJEDHJE DHE EMËRIME

12.  Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin e NP “Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në zhvillim "Sirena";

13.  Propozim Vendimi për themelimin e komisionit me grupe të veçanta punuese nga fusha të caktuara;

14.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për dhënien e propozimeve të emërtimit të lagjeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve;

15.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për komunikacion local;

16.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për bashkëpunim ndërmjet vetëqeverisjes lokale dhe OJQ-ve;

17.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për parashtresat dhe ankesat e qytetarëve;

18.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për mirënjohjet publike të Komunës së Ulqinit;

19.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për bashkëpunim me diasporën;

20.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për artin bashkëkohorë, trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale;

21.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për mbrojtjen e mjedisit;

22.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara;

23.  Propozim Vendimi për emërimin e Forumit për barazi gjinore dhe të drejtat e pakicave.

 

Seanca do të mbahet më 28 dhjetor 2022 (e mërkurë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim nga ora 11:00.

KRYETARI

Ardijan Mavriq d.r.