06. Dhjetor 2023.
Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19, 38/20, 50/22 dhe 84/22) dhe nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e Komunës nr. 27/20)
THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoj këtë
Rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të mbajtur më 31.10.2023;
- Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
- Propozim-Përfundimi mbi miratimin e Informatës për statusin e projektit “Furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujërave të zeza të bregdetit Adriatik - faza V, Ulqin“;
- Propozim-Vendimi për marrjen e kredisë për Komunën e Ulqinit;
- Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Mozhur” për vitin 2022;
- Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Veprimtaritë Komunale - Ulqin” për vitin 2022;
- Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Ujësjellës dhe Kanalizim- Ulqin” për vitin 2022.
Mbledhja do të mbahet më 12.12.2023 (e martë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 12:00.
K R Y E T A R I
Ardijan Mavriq d.v.