28. Shkurt 2024.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se bartësi i projektit „Black Mountain“ sh.p.k. nga Ulqini, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e ndërtimit të objektit për përpunim të ullirit dhe vajit të ullirit, në parcelat katastrale nr. 1913, 1914 dhe 1915 KK Krythë - Ana e Malit, Komuna e Ulqinit.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji është deri me 07. 03. 2024 vj.

Dokumentacion për vendimmarrje - përpunim të ullirit dhe vajit të ullirit

Madhësia: 17.62MB | Adobe PDF