Loro Nrekiq

Loro Nrekiq

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Loro Nrekiq ka lindur, më 30. 01. 1954 në Këllezën, Komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e ka kryer në Vlladimir, të mesmen në Ulqin, kurse Fakultetin elektroteknik në Prishtinë.

Prej vitit 1980 deri në vitin 1985 ka punuar në Qendrën e mesme shkollore (Gjimnaz) si profesor i dy lëndëve - Bazat e teknikës dhe Fizikë.

Në Kriporen “Bajo Sekuliq” ka punuar prej vitit 1986 deri në vitin 1987, kurse në Elektroekonominë e Malit të Zi ka qenë i punësuar prej vitit 1990. Prej, më 1. 06. 1999 deri, më 1. 06. 2015 ka ushtruar funksionin e drejtorit të Elektrodistribucionit në Ulqin.

Pastaj një vit ka qenë udhëheqës për çështje teknike në “Regjioni 4”, përkatësisht për Ulqin, Tivar dhe Budvë.

Prej vitit 2016 deri në prill të vitit 2018 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Këshilltar i Partisë Demokratike të Socialistëve në disa mandate të KK Ulqin, Kryetar i Këshillit komunal të partisë (në dy mandate), anëtar i Këshillit kryesor të PDS.

Me kombësi është shqiptar.

I martuar, baba i tre fëmijëve.