Kabineti i Kryetarit të Komunës kryen punë profesionale dhe punë të tjera që kanë të bëjnë me ushtrimin e funksionit ekzekutiv të Kryetarit të Komunës, trupave punuese të Kryetarit, e në veçanti:
- përgatitjen dhe organizimin e mbledhjeve për punën e Kryetarit, përkatësisht trupave të tij punuese;
- punon hartimin e dispozitave dhe akteve të tjera të lëshuara nga Kryetari i Komunës;
- në bashkëpunim me organet kompetente punon në hartimin e dispozitave dhe akteve të tjera nga kompetencat e tyre;
- monitoron realizimin e akteve dhe përfundimeve të Kryetarit të Komunës dhe trupave të tij punuese;
- punon në hartimin e materialit profesional - informativ nga kompetencat e Kryetarit të Komunës;
- merr pjesë në hartimin e programeve zhvillimore, propozon projekte dhe kujdeset për realizimin e tyre; i jep opinione profesionale Kryetarit të Komunës dhe trupave të tij punuese; përgatitën mbledhjet e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Komunës dhe mbledhjet e tjera që organizohen në Komunës dhe kujdeset për realizimin e obligimeve të përcaktuara dhe afateve të caktuara nga ato takime; siguron materialet dhe përmes zyrës për marrëdhënie me publikun organizon bashkëpunimin me gazetarë në lidhje me lajmërimin e opinionit për punën e Kryetarit dhe organeve të administratës lokale dhe shërbimeve publike; kryen punë në lidhje me realizimin e bashkëpunimit me Parlamentin dhe Qeverinë e Malit të Zi dhe komunat e tjera dhe qytetet në vend dhe jashtë vendit; kryen punë që kanë të bëjnë me konfirmimin e propozimeve dhe zbatimin e planeve dhe programeve zhvillimore të Komunës; kryen punë që kanë të bëjnë me vlerësimin e justifikimit të programeve dhe projekteve zhvillimore, krijimin e kushteve për realizimin e programeve të miratuara zhvillimore, caktimin e përparësive të realizimit të programeve të veçanta me interes për Komunën; realizon bashkëpunim me organet kompetente të administratës lokale dhe shtetërore, organizatat kompetente, sipërmarrësit dhe subjektet e tjerë me qëllim të sigurimit të kushteve për programe zhvillimore me interes për Komunën; realizon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare me qëllim të ofrimit të ndihmës rreth realizimit të planeve dhe programeve konkrete zhvillimore përmes Menaxherit;
- përgatitën propozimin e raportit për punën e Kryetarit të Komunës dhe punën e organeve të administratës lokale dhe shërbimeve, në bazë të raporteve të dorëzuara më parë të organeve të administratës lokale dhe shërbimeve të cilin ia paraqet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Komunës:
- përgatitën aktet normative nga kompetencat e Kryetarit të Komunës;
- kryen punë protokollare për nevojat e Kryetarit të Komunës;
- kryen punë nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe formave të tjera të bashkëpunimit;
- procedon ankesat dhe parashtresat e qytetarëve dhe përgatitën përgjigjet e tyre, cakton pranimin e palëve tek kryetari, e sipas nevojës bënë pritjen e palëve, procedon peticionet që organet shtetërore i dërgojnë Kryetarit të Komunës me qëllim të konfirmimit të fakteve, përkatësisht zgjidhjes së çështjeve të cilat janë lëndë e atyre parashtresave dhe ankesave;
- evidentimi i të dhënave për përmbledhjen e të dhënave personale, si dhe mbrojtja e tyre;
- kryen punët në lidhje me qasjen e lirë në informata nga fushëveprimi i Kabinetit, që janë caktuar me Ligjin për qasje të lirë në informata.
- Kryen edhe punë të tjera të cilat i cakton Kryetari i Komunës.