Kryetari i Komunës

Omer Bajraktari u lind në Tivar me 21 korrik te vitit 1988.

 

Shkollën fillore dhe ate të mesme e kreu në Ulqin, ndërsa në Univerzitetin shtetëror të Malit te Zi  në vitin 2012 diplomoi në Fakultetin Ekonomik - Podgorice, drejtimi Financa, Banka dhe fitoi titullin ekonomist i diplomuar.

 

Omer Bajraktari është themelues i Levizjes qytetare URA.

Në qershor të vitit 2015 u emërua Kryetar i këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Ulqin, funksion te cilin e ushtron edhe sot. Ai eshte gjithashtu anetare i Keshillit qendror te Levizjes qytetare Ura qe nga themelimi i saj.

 

Ne vitin 2015 ka dhene provimin profesional shteteror dhe ka mbi 10 vite pervoje pune.

 

Prej vitit 2014 deri ne vitin 2016 ka kryer funksionin e  Menaxherit  te Komunes se Ulqinit, si menaxheri me i ri ne Mal te Zi.

 

Në vitin 2019 fiton titullin e Kontabilistit të autorizuar nga ana e Institutit të Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi.

 

Ai eshte trajnuar edhe ne fushen e vleresuesit profesional te pasurive te paluajtshme ku ne vitin 2019 fiton licencen "Vleresues i autorizuar i pasurive te paluajtshme".

Omer Bajraktari eshte anetare i Insitutit te Kontabilisteve dhe Auditoreve te Malit te Zi dhe anetare i Institutit te vlesuesve te pasurive te paluajtshme.

Prej vitit 2012 deri ne vitin 2014 ishte shef i Kontabilitetit ne agjencionin e mirenjohur ne Ulqin SH.P.K. "AG Finance".

 

Gjate karieres se tij profesionale ka kryer edhe detyra te tjera si:

 

  • Anetare i keshillit mbikqyres te Organizates Turistike Ulqin
  • Zevendes koordinator i grupit punues per zhvillimin e planit strategjik zhvillimor te Komunes se Ulqinit per vitet 2016 - 2020 .
  • Pjesmarres aktiv ne procesin e hartimit te planit hapesinor urbanistik te Komunes se Ulqinit.

 

Ne vitin 2021 emerohet si koordinator per komunen e Ulqinit dhe te Tivarit prane Nderrmarrjes Publike per Administrimin e te Mirave Detare.