24. Maj 2023.

Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18), Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, Komuna e Ulqinit,

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar

se për bartësin e projektit Eldin Nikočević nga Ulqini, është sjell Aktvendimi nr. 06-335/23-122/5 me datë 17. 05. 2023 për dhënie pëlqimi në elaboratin për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të Auto kampit në parcellën katastrale nr. 27/1 KK Shtoji Posht, Komuna e Ulqinit.

Gjatë procedurës së vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor, është konstatuar se Elaborati për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të Auto kampit në parcellën katastrale nr. 27/1 KK Shtoji Posht, është punuar në përputhje me Ligjin e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë („Fleta zyrtare MZ“, nr. 075/18) dhe se në tërësi i përmban të gjitha masat e definuara për evitimin, pakësimin apo eliminimin e ndikimeve të dëmshme në ambientin jetësorë.

Me dhënien e pëlqimit në elaboratin e ndërtimit të Auto kampit në Shtoj, obligohet bartësi i projektit që projektin e ndërtimit të Auto kampit, ta realizojë në përputhje me masat e mbrojtjes të parapara me Elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë, e që kan të bëjnë me:- Masat për evitimin, pakësimin apo eliminimin e ndikimeve të dëmshme në ambient dhe me Programin e përcjelljes së ndikimit të projektit në të gjitha segmentet e ambientit jetësorë - Monitorim.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Nikocevic Auto Kamp

Madhësia: 1.05MB | Adobe PDF