KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore
Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se bartësit të projektit „Panorama Tour“ sh.p.k. nga Ulqini i është sjell Aktvendimi nr. 06-332/23-147/2, datë 27. 04. 2023vj. ku është vendosur, që nuk është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor për projektin Linja për përpunimin e ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit, në parcelën katastrale nr. 11/3 KK Rastishë, Ulqin.
Bartësi i projektit mund të nisë punimet në lokacionin e sipërpërmendur dhe të kryej aktivitetin e vet në përputhshmëri me normat teknike në fuqi dhe standardet e përcaktuara ligjore për këtë llojë veprimtarie, me detyrimin që gjatë shfrytzimit të objektit të aplikojë të gjitha masat e parapara të mbrojtjes.
Në bazë të këtij Aktvendimi, bartësi i projektit obligohet që në rast të ndryshimit të veprimtarisë apo shtimit të kapacitetit të projektit, të parashtrojë kërkesë të re pranë organit përkatës për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor
Aktvendimi_Panorama Tour d.o.oMadhësia: 1.59MB | Adobe PDF