19. Prill 2023.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se bartësi i projektit Sekretariati për investime, Komuna Ulqin, ka parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratit e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor, për projektin - „FURNIZIMI ME UJË DHE SISTEMIMI I UJËRAVE TË ZEZA NË BREGDETIN E MALIT TË ZI - PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË UJËSJELLSIT DHE KANALIZIMIT NË KOMUNËN E ULQINIT” në Komunën e Ulqinit.

Ftojmë opinionin e interesuar që të shikojë dokumentacionin e dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe në Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati i shikimit publik dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me afatin prej 30 ditëve nga dita e shpalljes në media.

Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në Sallen e vogël te Komunës së Ulqinit, me datën 24.05. 2023 vj. me fillim në orën 11.00 h

ViK ULCINJ - Elaborat ViK - Ulcinj - Faza II

Madhësia: 20.49MB | Adobe PDF