13. Mars 2023.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se për bartësin e projektit Eldin Nikočević nga Ulqini, është sjell Aktvendimi nr. 06-332/23-34/2 datë, 06.03.2023 vj. ku është vendosur, që është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin Sipërfaqe në funksion të objektit të përkohshëm- Auto Kamp, në parcelën katastrale nr. 27/1 KK Shtoji posht, Ulqin.

Bartësi i projektit detyrohet të punojë elaboratin për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin në fjalë dhe atë ta paraqesë pranë këtij Sekretariati për të vendosur per vleresimin e ndikimit te projektit ne fjale, ne ambient.