16. Mars 2023.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se bartësi i projektit Eldin Nikočević nga Ulqini, ka parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratit e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor për projektin - Hapësirë në funksion të objektit të përkohshëm- Auto Kamp, në parcelën katastrale nr. 27/1 KK Shtoji posht, Ulqin.

Ftojmë opinionin e interesuar që të shikojë dokumentacionin e dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe në Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati i shikimit publik dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 17. 04. 2023 vj.

Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në Sallen e vogël te Komunës së Ulqinit, me datën 14.04. 2023 vj. me fillim në orën 11.00.

ELABORAT-AUTO-KAMP Nikočević

Madhësia: 5.42MB | Adobe PDF