09. Shtator 2021.

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18),  Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit,

 

L A J M Ë R O N

 

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit Ismet Neloviq ka parashtruar  kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratin e vlerësimit të ndikimit për projektin e ndërtimit të hotelit me 4*, në kuadër të PDU-së  “Fusha e Ulqinit”, në  zonën “B”, Nënzona “3”,  në parcelën urbanistike 38 dhe 39, të cilën e përbën një pjesë e parcelës katastrale nr. 30/36, KK Fusha e Ulqinit, Komuna Ulqin.

 

Në lidhje me këtë,  Ju ftojmë të bëni shikimin e elaboratit të sipërpërmendur, pranë zyrave të Sekretarijatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, Komuna Ulqin, kati I, nr.76, ditëve të punës prej orës 11.00 deri 14.00.

 

Afati i shikimit publik si dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 11.10.2021 vj. (e hënë).

 

Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet  në sallën e vogël të KK Ulqin, me datën 05.10. 2021vj.(e marte) me fillim në orën 11.30.

Elaborata Hotel Ulcinj Nelevic

Data: 09. Shtator 2021. | Madhësia: 15.31MB | Adobe PDF