KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se për bartësin e projektit Ismet Neloviq, është sjell Aktvendimi nr. 06- 082/21-698/2 ku është vendosur, që është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të hotelit4* në parcelën urbanistike 38 dhe 39, të cilën e përbën nji pjesë e parcelës katastrale nr. 30/36, KK Fusha e Ulqinit, në zonën “B”, Nënzona “3” në kuadër të PDU-së “Fusha e Ulqinit”, Ulqin.
Bartësi i projektit duhet të punojë elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin në fjalë dhe atë ta paraqesë pranë këtij Sekretariati për të vendosur me procedure te metejme.