19. Korrik 2021.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

 

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, 

 

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

 

se bartësi i projektit Ismet Neloviq  ka parashtruar  kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e ndërtimit të  Hotelit me 4 yje  në parcelën urbanistike 38 dhe 39, të cilën e përbën nji pjesë e parcelës katastrale nr. 30/36, KK Fusha e Ulqinit,  në  zonën “B”, Nënzona “3”  në kuadër të PDU-së  “Fusha e Ulqinit”, Ulqin.  

 

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

 

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është  deri të premtën,  me 30. 07. 2021 vj.