06. Janar 2021.
KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor ("Fleta zyrtare MZ", nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se bartësi i projektit „Aurora Mobili", Mavrijan b.b. Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e funkcionimit të puntorisë së prodhimin të mobileve, në parcellën katastrale 1/19 KK Braticë, në Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne web faqen e Komunës së Ulqinit.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri me 15. Janar, 2021 vj.