KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Në bazë të nenit 24 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare
RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati
për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Organet dhe organizatat si dhe opinionin e interesuar
Se për bartësin e projektit „Tula Company“ sh.p.k., Totosh p.n.,Ulqin, është sjell
Aktvendimi nr. 06-435/20-7 i datës 07.12.2020 vj. me të cilin refuzohet miratimi i Elaboratit
të ndikimit në ambientin jetësor për projektin e Linjës për përpunimin e gurit dhe metalit,
në Braticë, Ulqin.
Në procedurën e rregullt të vlerësimit të ndikimit në ambijentin jetësor për Elaboratin në
fjalë, Raportit të Komisionit për vlerësim të Elaboratit dhe Propozimit të ketij Komisioni për
mosdhënie pëlqimi, është vendosur që të refuzohet miratimi për Elaboratin e Linjës për
përpunimin e gurit dhe metalit, në Braticë.
Organet dhe organizatat si dhe opinioni i interesuar mund të kenë qasje në Aktvendimin e
sjellur dhe në tërë dokumentacionin që ka të bëjë me këtë lëndë, çdo ditë pune nga ora 12-14
pranë këti Sekretariati.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit