08. Dhjetor 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”,
nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar

se bartësit e projektit, Muçoviq Enver, Muçoviq Vahid dhe Muçoviq Muhamed nga Ulqini, kanë
parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi për Elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor
për projektin e ndërtimit të hotelit T1 me 4*(yje), në zonën “A” në parcelën urbanistike 105,
parcela katastrale nr. 175/13 KO Shtoji posht, në kuadër të studimit shtetërorë të lokacionit- Pjesa e
sektorit 66-moduli I”- Plazhë e Madhe, Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që gjatë shqyrtimit publik i cili do zgjasë deri me 15.
01. 2021 vj. të shikojë dokumentacionin e dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale
dhe mbrojtjen e ambientit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne
Web faqen e Komunës së Ulqinit.
Vërejtjet dhe mendimet, në formë të shkruar mund ti dërgoni në adresën: Komuna e Ulqinit, Blv.
Gjergj Kastrioti Skenderbeu p.n.
Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në sallën e vogël të KK të Ulqinit, me datën
12. 01.2021vj.(e martë) me fillim në orën 11.30.