03. Dhjetor 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 24 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se për bartësin e projektit Komuna e Ulqinit, është sjell aktvendimi nr. 06-529/20-3-1, datë 27.11.2020 vj. ku është vendosur dhënia e pëlqimit në elaboratin për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin: FURNIZIMI ME UJË DHE SISTEMIMI I UJËRAVE TË ZEZA NË ULQIN.

Në procedurën e regullt të vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor, është konstatuar se elaborati është i punuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë („Fl. Zyrt. MZ“, nr. 075/18) dhe që përmban masat e definuara për parandalim, zvoglim dhe mënjanim të ndikimeve të dëmshme në ambient jetësorë.

Me aktvendimin e sjellur për dhënie pëlqimi në elaborat, obligohet bartësi i projektit që projekti në fjalë të realizohet në përpikëri në bazë të parametrave të mbrojtjes së ambientit jetësor, e të cilat kanë të bëjnë me: -masat për parandalimin, pengimin, zvogëlimin ose eliminimin e ndikimeve të dëmshme në ambient jetësorë si dhe zbatimin e programit të përcjelljes (monitorim) faktorëve të dëmshëm për të gjithë segmentet e mbrojtjes së ambientit.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit