16. Tetor 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare
MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit KOMUNA E ULQINIT,
ka parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambientin
jetësor për projektin: FURNIZIMI ME UJË DHE SISTEMIMI I UJËRAVE TË ZEZA NË
BREGDETIN E MALIT TË ZI- FURNIZIMI ME UJË DHE SISTEMIMI I UJËRAVE TË
ZEZA NË ULQIN.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të shikojë dokumentacionin e dorëzuar në
lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit,
zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e
Komunës së Ulqinit.
Afati i shikimit publik dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me
16.11.2020 vj. (e hane).
Diskutimi publik rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në sallen e vogel te KK - Ulqin, me datën
12.11.2020 vj.( e ejte ) me fillim në orën 11.30.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit