KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare
MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se për bartësin e projektit „Telenor“ sh.p.k. nga Podgorica, është sjell Aktvendimi nr. 06-
498/20-2, datë 24.09.2020 vj. ku është vendosur, që është i nevojshëm punimi i elaboratit
për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor për projektin e ndërtimit të stacionit të
telefonisë mobile në Pinjesh 2, në pjesën e parcelës katastrale nr. 7246/14 KK Ulqin,
komuna e Ulqinit.
Bartësi i projektit detyrohet të punojë elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin
jetësorë për projektin në fjalë dhe atë ta paraqesë pranë këtij Sekretariati për të vendosur.