30. Shtator 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”,
nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar

se bartësi i projektit KOMUNA E ULQINIT, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e
punimit të elaboratit për projektin: FURNIZIMI ME UJË DHE SISTEMIMI I UJËRAVE TË
ZEZA NË BREGDETIN E MALIT TË ZI- FURNIZIMI ME UJË DHE SISTEMIMI I
UJËRAVE TË ZEZA NË ULQIN.
Në lidhje me këtë, ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në
lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra
numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së
Ulqinit.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën
Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri të
merkurën, me 07. 10. 2020 vj.